”Grupi i zjarrit” në seancë, Berisha dhe 5 deputetë përjashtohen me nga 10 ditë nga Kuvendi

Për kaosin në seancën e së hënës, ku nuk munguan as flakët, 6 deputetët e Sali Berishës përfshirë edhe atë, janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 10 ditë.

6 deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të kaosit në seancën e shkuar plenare.

Flamur Noka, Vokshi e Hoti nga socialistët evidentohen si “Grupi i Zjarrit”. “Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadanë ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore”,- thuhej në kërkesën e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur në SPAK edhe nga policia, duke rrezikuar gjobë deri në 5 vite burg. Të 6 deputetët nesër nuk do të mund të jenë të pranishëm në seancën ku do të miratohet nen për nen buxheti 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?