Grupi konservator në PE mban forum për zgjedhjet në SHBA/Mediu: Kemi nevojë për lidership të fortë

Grupi konservator në Parlamentin Europian, organizoi një forum për zgjedhjet Presidenciale në Amerikë, me përfaqësues nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Britanik, Euro Parlamentar. I ftuar si folës ishte dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Zgjedhjet Presidenciale të 2020 në SHBA, kanë qenë një nga më të paparashikueshmet, por që kanë krijuar një ndarje te thellë, politike dhe sociale.

Të gjithë të pranishmit vunë në nevojën e një baahkëpunimi të ngushtë ndërmjet Amerikës dhe Europës, mbas zgjedhjeve, dhe lidershipin e padiskutueshëm te SHBA në NATO. Zhvillimet në Amerikë do të kenë ndikim të madh në të gjithë botën, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

Në fjalën e tij, Mediu theksoi se ne kemi nevojë për një Amerikë të fortë dhe një lidership të fortë. ”Bota po bëhet bipolare dhe çështjet e sigurisë nul janë thjeshtë çështje ushtarake por një kombinim i ekononisë, energjisë, teknologjisë, infrastrukturës etj. Prandaj roli dhe lidershipi i SHBA-së për të ndërtuar një botë të sigurtë dhe demokratike është i pazëvëndësueshëm. Ne në Ballkan kërkojmë një vemendje të veçantë të SHBA-së për standartet demokratike dhe jo për “stabilitet të liderëve autoritar, të korruptuar dhe inkriminuar që manipulojnë zgjedhjet. Së dyti: Angazhim për çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së treti: Rrjeti i sigurtë 5G implementimi i marrëveshjeve me SHBA nga vendet ballkanike”,-tha Mediu.

SHKARKO APP