Grupi PS flet për dhunën ndaj Ballës: Të hetohet Malltezi

Incidenti i deputetit, Taulant Balla me dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha ka dominuar diskutimet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është kërkuar të mbahet qëndrim ndaj incidentit.

Ndërkohë përmes një deklarate për median deputeti socialist Alfred Peza e quajti akt të pastër politik dhunën e ushtruar ndaj deputetit Taulant Balla dhe bën thirrje prokurorisë dhe policisë të hetojnë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu i kërkon Kuvendit të dënojë me ashpërsi këtë akt. Peza përmes një deklarate për median e quajti dhunën ndaj Ballës dhe si goditje ndaj grupit PS për të ulur ritmin e reformave dhe për të frenuar luftën tonë kundër krimit e kriminelëve. Gjithashtu kërkon dhe angazhimin e autoriteteve italiane në hetim

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dënojmë aktin e rëndë kriminal të Jamabër dhe Argita Malltezit ndaj deputetit tonë Taulant Balla. Është një incident i rëndë i ndodhur në zemër të kryeqytetit dhe dhuna e ushtruar ndaj nënkryetarit të grupit PS është akt i pastër politik për shkak të funksioneve të tij politike dhe për shkak të luftës pa kompromis që kolegu ynë ka mbajtur ndaj korrupsionit e krimit. Goditja është kryer e pabesë dhe në koshiencë të plotë.  Sot i bëjmë thirrje PD-së të dënojë dhe distancohet qartë e prerë nga ky akt i paprecedentë . E konsiderojmë goditje ndaj grupit PS për të ulur ritmin e reformave ku jemi përfshirë dhe për të frenuar luftën tonë kundër krimit e kriminelëve. PS i bën thirrje kuvendit të dënojë me ashpërsi këtë akt kriminal dhe ti bëjë thirrje palës dhunuese ti thërrasë koshiencës poliitke . Grupi parlamentar i bën thirrje Policisë e prokurorisë të angahzohen në një proces hetimor të paanshëm, profesional e të shpejtë në bashkëpunim dhe me autoritetet italiane për të vënë para ligjit dhe ndëshkuar autorët

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?