Grupimi “Dhjetor 90” dhe FRPD-ja, festojnë Ditën e Rinisë me Berishën

Kur 11 dhjetori i Kuvendit Kombëtar po afron, nesër në Ditën e Rinisë, lideri historik i PD Sali Berisha, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti e përkrah tij do të jenë edhe ish-studentë të lëvizjes që solli demokracinë në Shqipëri. Në ceremoninë që organizohet nga “Grupimi i Dhjetorit 90” nuk ka një konfirmim të pjesëmarrjes së Lulzim Bashës.

Bislim Ahmetaj që drejton grupimin “Dhjetori 90”, tregon arsyet që e shtyjnë të jetë përkrah Sali Berishës në ditën e rinisë. ”Është asgjësuar pluralizmi shqiptar, parimet mbi të cilat u themelua liria e pronës, e besimit, janë të kufizuara. Është dhunuar vota që është e shenjt”.

Fondacioni për Liri dhe Demokraci, do të organizojë një event dedikuar Ditës së Rinisë në ArtTurbina, skenë e konsideruar nga demokratët si anti-Teatri Kombëtar, pas shembjes së godinës historike.

SHKARKO APP