Grupimi ”Pensionistët Bashkë”: Protestë më 23 tetor, jemi vendi me pensionet më të ulëta në Europë

Një tjetër protestë do të mbahet në vend. Është grupimi ”Pensionistët Bashkë” që bëjnë thirrje për bashkim më datë 23 tetor para Kryeministrisë. Sipas njoftimit, Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë për shkak se deri më sot është qeverisur nga pushtetarë të korruptuar.

”Sot grupimi ”Pensionistët Bashkë” vendosi të thërrasë në protestë të gjithë pensionistët dhe shtresat në nevojë të mërkurën, data 23 tetor, në orën 10:00 përpara Kryeministrisë.

Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë për shkak se deri më sot është qeverisur nga pushtetarë të korruptuar dhe të pandjeshëm ndaj të drejtave të popullit.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të vendosë minimumin jetik dhe ta përcaktojë pensionin minimal në bazë të këtij standardi, duke rritur për pasojë të gjitha pensionet. Pensionistët e bashkuar kanë për të fituar”,-thuhet në njoftim.

SHKARKO APP