Grusht shteti mafioz/Noka: Më 2 mars në Bulevard për Kushtetutën, Rama drejt autokracisë

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka, përmes një postimi në facebook, ka renditur arsyet pse shqiptarët duhet të dalin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, më datën 2 mars, duke mbështetur kështu thirrjen e Presidentit Ilir Meta. Sipas tij, qeveria ”Rama 2” po bën grusht shteti në mënyrë mafioze, ndaj dhe kërkon që shqiptarët të dalin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Demokracinë. Teska thekson se Rama po shkon drejt autokracisë, ai akuzon se ”Grushti i shtetit fillon kur pushteti tenton të asgjësoj shtetin dhe kjo në vendin tonë është evidente. Presidenti i Republikës ka ngritur alarmin se në Shqipëri po realizohet në mënyrë mafioze dhe të kamufluar një grusht shteti. Ndaj thirrja e Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin nga pushteti është alarm që duhet të ngrejë në këmbë çdo qytetar të lirë të Republikës”.

Postimi i plotë i Flamur Nokës

Data 2 mars po afron. Kjo date ka kohe qe po diskutohet nder politikane, nder analiste, ne media dhe ne popull per shkak te thirrjes qe ju ka bere Presidenti i Republikes qytetareve per tju bashkangjutur ne betejen e tij ne mbrojtje te Shtetit nga grushti i shtetit dhe ne mbrojtje te Kushtetutes nga perdhosja qe po i ben Rama e Rilindja. Dhe kjo ne fakt nuk eshte beteja vetem e Presidentit por e cdo shqiptari qe e don vendin e tij dhe demokracine ne vendin e tij pertej bindjeve e historive partiake.

Kushtetuta eshte guri i themelit te nje shteti ne demokraci. Kushtetuta eshte shtylla ku mbeshtetet shteti i se drejtes. Kushtetuta mbron shtetin nga pushteti. Kushtetuta ruan balancen mes pushteteve. Aty ku shkelet, neperkembet kushtetuta demokracia jo thjeshte eshte ne rrezik por eshte duke dhene shpirt. Ne Shqiperi per pushtetin kushtetuta po kthehet ne nji leter bakalli pa vlere qe griset e perdhoset sa here i intereson pushtetit. Balanca e pushteteve nuk egziston me ne kete vend qe quhet Shqiperi. Te gjitha pushtetet po bien ose kan rene se keshtjella rere para pushtetit te partise-shtet si pasoje e perdhosjes se kushtetutes nga pushteti. Ne sot po shkojme drejt nje autokracie absolute ku po perqendrohen te gjitha pushtetet vetem ne dore te nje njeriu. Ky eshte rrezik asgjesimi per nje demokraci.

Askush mos te pres te shoh grushte shteti me tanke e me lufte sot ne vitin 2020 ne mes te Europes qe te bindet se ketu po zhvillohet një grusht shteti. Grushti i shtetit fillon kur pushteti tenton te asgjesoj shtetin dhe kjo ne vendin tone eshte evidente. Presidenti i Republikes ka ngritur alarmin se ne Shqiperi po realizohet ne menyre mafioze dhe te kamufluar një grusht shteti. Ndaj thirrja e Presidentit te Republikes per te mbrojtur Kushtetuten dhe shtetin nga pushteti eshte alarm qe duhet te ngrej ne kembe cdo qytetar te lire te Republikes.

Me dt 2 Mars ti pergjithemi thirrjes Presidentit dhe te jemi ne Bulevardin Deshmoret e Kombit
Me dt 2 Mars te gjithe ne kembe per te mbrojtur kushtetuten
Me dt 2 Mars te gjithe ne kembe per te mbrojtur demokracine
Me dt 2 Mars te gjithe aty per te mbrojtur Demokracine
Me dt 2 Mars te gjithe per te mbrojtur shtetin nga pushteti.

SHKARKO APP