Grushti i Shtetit dhe 2 marsi, Presidenti Meta pret ambasadorët
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mësohet se këtë të enjte ka pritur në Presidencë ambasadorët e disa përfaqësive diplomatike në Tiranë, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend. Kreu i Shtetit ka diskutuar me ambasadorët rreth arsyeve përse ka thërritur manifestimin kombëtar të 2 marsit. Presidenti ka shpjeguar tetë hapat që sipas tij kanë çuar drejt “grushtit të shteti” nga ana e mazhorancës, mes tyre dhe tentativën për të kapur Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.