Grushti i shtetit, Ndoka për ”KJ”: Protesta të forta, provat e Metës janë këmbanë alarmi

Nga: Redjon Shtylla

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta që prej ditës së djeshme ka nisur të dokumentojë grushtin e shtetit që sipas tij qeveria ”Rama 2” ka bërë dhe po bën ndaj institucioneve në vend, prova të cilat i ka ndarë edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit dje mblodhi aleatët dhe sot ”Koha Jonë”, kontaktoi me kreun e PDK-së, Nard Ndokën. Aleatit të Bashës, i’u drejtuam me këtë pyetje:

Përçarja e opozitës, a është qëllimi dhe çelësi i suksesit politik i Edi Ramës? Duke parë edhe denoncimet e Presidentit Ilir Meta se Rilindja po bën grusht shteti, a duhet një FRONT i madh antiRama? A është tërhequr opozita nga beteja në shesh dhe aksionin e ka zhvendosur me deklarata nga selitë partiake?

Në përgjigjen e tij, Ndoka thotë se denoncimet nga kreu i shtetit janë këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët dhe thekson se opozita është gati për protesta të forta qytetare.

”Opozita është organizuar dhe gatshme për çdo betejë politike dhe për protesta të forta qytetare. E vlerësojmë maksimalisht rolin e Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës, të ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë”.

Nga ana tjetër, ai thekson se opozita e Bashkuar, po punon për draftin e kodit zgjedhor, po zbaton axhendën e Bundestagut Gjerman.

”Opozita e Bashkuar, po punon për draftin e kodit zgjedhor, po zbaton axhenden e Bundestagut Gjerman përsa i takon detyrave tona por kjo nuk na pengon që ti dalim zot vetes, kushtetutës, sovranitetit të vendit dhe Kombit Shqiptar”.

Prononcimi i plotë

Opozita është organizuar dhe gatshme për çdo betejë politike dhe për protesta të forta qytetare. E vlerësojmë maksimalisht rolin e Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës, të ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë. Denoncimi i Institucionit të Presidentit, me prova e fakte, të grushtit të shtetit të kësaj mazhorance, është këmbanë alarmi për të gjithë, së pari për opozitën e bashkuar por për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Opozita e Bashkuar, po punon për draftin e kodit zgjedhor, po zbaton axhenden e Bundestagut Gjerman përsa i takon detyrave tona por kjo nuk na pengon që ti dalim zot vetes, kushtetutës, sovranitetit të vendit dhe Kombit Shqiptar.

SHKARKO APP