Guri takon të moshuarën: Do të votojë për LSI, pasi kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri vijon takimet personale me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale.

Këtë herë ajo është takuar me një të moshuar, ku sipas Gurit, do të votojë LSI-në më 25 prill, pasi kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat.

Nga ana tjetër, Guri që është edhe kandidate për deputete e LSI-së në këtë qark dhe e para e listës, thotë se brezi i ri sot në Durrës është i pashpresë.

Postimi i plotë

Nënë Hateme do votojë për LSI-në, sepse ajo kërkon një të ardhme më të mirë për nipërit dhe mbesat, e për të gjithë brezin e ri në Durrës që sot është i pashpresë.

Së bashku për Durrësin dhe Shqipërinë.

Së bashku për rikthimin e shpresës.

SHKARKO APP