Giuseppe Conte e quajti “Të Kurojmë Italinë”. Ahmetaj: Paketat tona ekonomike quhen “Rama 1” dhe “Rama 2”

Ministri per Rindertimin, Arben Ahmetaj, duke folur ne diten e dyte te punimeve te Kongresit te Partise Social iste, PS, ne Pallatin e Kongreseve, i cili u fokusua te termeti dhe pasojat e tij, aministia me afat te kufizuar per legalizimin e aseteve te emigranteve dhe u votuan ndryshimet ne statutin e partise. /r/n/r/nMinister for Reconstruction, Arben Ahmetaj, speaks on the second day of the Socialist Party Congress, SP, in the Palace of Congresses, which focused on the earthquake and its aftermath, the limited time amnesty for legalizing migrants' assets and also voted changes to the party statute.

Në gjithë botën qeveritë po miratojnë paketa ekonomike shumë më të mëdha se ndihma që po jep qeveria “Rama”. Shumica e këtyre ndihmave kanë emrat kombëtar ose emra që simbolizojnë ringritjen e kombeve. Kryeministri i Italisë Guseppe Conte e quajti paketën ekonomike “Cura Italia” duke simbolizuar shërimin e ekonomisë.
Ndërsa në Shqipëri emrat e paketave ekonomike po pagëzohen me emrin e kreut të qeverisë.

Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin dhe situatën e COVID-19, i pagëzoi sot paketat ekonomike si “Rama 1” dhe “Rama 2”. Sipas Ahmetajt, këto janë paketa të pastra sociale dhe kanë fokus punonjësit dhe individët që goditen më rëndë nga koronavirusi. “Paketat “Rama 1” dhe “Rama 2” janë paketa të pastra sociale, fokusin e kanë tek punonjësit, tek ata individë që goditen më rëndë nga koronavirusi. Procesi i ndihmës nga paketa e parë vazhdon. Sot kemi 31 mijë veta që kanë fituar pagën e parë të luftës, janë në total 60 mijë e 442 familje që përfitojnë, e bashkuar me atë paketë ishte edhe shtyrja e kësteve të tatim-fitmit, në paketën e dytë u fut shtyrje përtej 31 dhjetorit. Te paketa e parë element tjetër ishte edhe garancia sovrane për të ndihmuar bizneset e mëdha dhe të vogla, që interesi që do të duhet ta paguajnë kompanitë do të merret përsipër nga buxheti i shtetit”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai sqaroi kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë financiare. “Por përvec biznesit të vogël futet edhe i madhi. Qeveria solidarizohet më qytetarët në vështirësi. Kategoria e parë e përfituesve janë qytetarë, të punësuar të gjendur të papunë qoftë brenda borderosë qoftë jashtë tij. Brenda po të njejtës kategori hyjnë edhe ata që janë pushuar nga puna për shkak të ngadalësimit ekonomik nga fillimi i marsit deri në 10 prill, janë 66 mijë qytetarë, 66 mijë familje që marrin 400 mijë lekë të vjetra, pagesa neto. Kategoria e dytë është akoma më e madhe, janë kategoria prej 100 mijë familjesh që po kalojnë situatë të vëshirë, i përkasin të punësuarve të biznesit të vogël, me këtë zgjerim përfshihen të gjithë ata punonjës dhe familje të punësuar dhe të vetëpunuësuar brenda biznesit të vogël nëse sipërmarrja ka humbur komplet apo tërësisht volumin e punës, janë 100 mijë të punësuar, që marrin 400 mijë lekë, kemi në vazhdim edhe 10 mijë familje të punësuara në sektorin e turizmit, s’ka rëndësi nëse janë apo jo në listëpagesë por se kanë qënë në listëpagesë kur u shpall gjenjda e emergjencës nga COVID 19, edhe ata e përfitojnë pagesën e drejtperdrejte me këtë mur bëhen 176 mijë qytetarë”,- tha Ahmetaj për News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?