Guxholli: Qeveria po godet të varfrin, s’mund tia faturojë Greqisë dështimin

 

 

Zana Guxholli thotë se qeveria aktuale nuk mund tia vërë fajin Greqisë për treguesit e tmerrshëm dhe shumë të dobët që ka kjo.

Në një intervistë për Ora News dhënë gazetares Klementina Cenkollari Guxholli nënvizon keqmenaxhimin dhe politikat e gabuara fiskale të qeverisë socialiste.

Ajo shpreh shqetësimin se qeveria nuk po reflekton në gabimet e veta, por risjell të rishikuar buxhetin duke mos ulur shpenzimet e saj të kota por duke prekur qytetarin.

“Me këto politika që po ndjek vazhdon të godasë më të varfrin , të pasurojë atë që është më i pasur dhe të dobësojë shtresën e mesme që ka kontribut të madh në ekonomi përmes konsumit” thotë Guxholli

Politikat e gabuara fiskale – Guxholli: “Qeveria nuk mund të fshihte dot pasojat e punës së saj të dobët menaxhuese në lidhje me mbledhjen e të ardhurave. Taksat dhe të ardhurat doganore janë shtyllat kryesore të të ardhurave në buxhet dhe janë tregues të keqqeverisjes apo të mirëqeverisjes. Nuk ke fjalë të thuash për këto mosrealizime kur qeverisja ka propoganduar dhe ka prezantuar dhe implementuar reforma që sipas saj do të implementonin të ardhurat në buxhet. Dhe kur taksat janë dyfishuar duhej të sillnin të ardhura në buxhet. Këto politika të gabuara të tërheqjes së parave treguan se kjo qeverisje e pati gabim ndryshimin e rrugës së ekonomisë shqiptare.”
Guxholli: Duhej të mbahej trendi i qeverisjes Berisha” –  “Në 8 vitet e qeverisë Berisha, taksat e ulëta, përmirësimi i klimës së biznesit dhe mbështetja e sektorit privat, ekonomia dhe në kohën e krizës globale arritëm një ekonomi të brishtë ta mbajmë larg këtyre fenomeneve me tregues pozivit. Ky trend duhej mbajtur me politika dhe strategji të reja të forcohej e të vijonte. ”

Guxholli: “Në dy vjet mandat ekonomia u përkeqësua”- Guxholli mendon se ambienti ekonomik përreth është pozitiv për rritjen e ekonomisë shqiptare por janë politikat e gabuara fiskale të qeverisë e reformat e ndërmarra që e kanë nisur drejt greminës ekonominë.
“Kanë dy vjet, pra gjysma e mandatit ka kaluar dhe jo vetëm që nuk shihet përmirësim ekonomik por përkeqësim. Është kulmi kur përkeqësimi në vend që të shihet dhe të kërkohet të korigjohet faji i hidhet akoma qeverisë së kaluar, ambientit të jashtëm, dhe asnjë grimë kjo qeverisje nuk reflekton e nuk sheh veten, çfarë duhet të rregullojë që të mos e lërë ekonominë shqiptare të rrokulliset në greminë por minimum ta ndalojnë.

Borxhi publik- Guxholli: “E rriti e çoi në maksimum e sipas kësaj qeverie prapë fajin e ka qeverisja demokratike. Por kjo e fundit borxhin më shumë se 65 % nuk e çoi kurrë 78% ku e ka çuar kjo qeveri e po përpiqet ta ulë, dhe këtë ulje po e bën duke marrë masa drastike mbi individin e biznesin”

Guxholli : “Me rishikimin e buxhetit pasojat janë mbi cdo qytetar”
“Me paturpësi nxjerr një buxhet të rishikuar ku në qendër është vetëm mbajtja e shifrës së borxhit. Se gjymton ekonominë shqiptare, biznesin, ekonominë familjare nuk i bëhet vonë. Në fund të fundit xhepat e vet nuk i ka shkurtuar. Po të vesh re se si është krasitur ky buxhet është vërtet për të ardhur keq. Buxhet që con 100 % pasojat mbi cdo qytetar dhe biznes. ”

Guxholli: “Qeveria gaboi politikat fiskale”-  Gjykoni se ka ardhur si pasojë e evazionit apo pamundësisë së administratës për të mos mbledhur taksat?

Guxholli: “Taksat e larta kultivojnë një sjellje evasive. Kjo pritej, në momentin kur u rritën kaq shumë ishte një rrezik i paralajmëruar dhe qeveria duhej të ishte e përgatitur, por që evazioni të mbërrinte në këtë pikë është e pamundur, pra nuk është vetëm evazioni që sjell këtë mos realizim por keqmenaxhimi. Kjo qeveri po provon se me atë si parashikoi të mbledhë e të shpenzojë paratë e ka të gabuar.

A duhet të rikthehemi tek taksa e sheshtë? Guxholli thotë: “Duhet të rikthehemi tek taksat e ulëta dhe po të dojë le ti mbajë dhe me shkallë të komplikuara, por në fakt taksa e sheshtë, ul presionin nga punonjësi i shtetit mbi biznesin, ul tendencën e biznesit për të fshehur fitimin e bën biznesin të jetë i hapur me qeverinë. Shtohet numri i bizneseve që janë korrekt me qeverinë dhe formalizohen. Ne e provuam dhe me taksën e sheshtë 10 % arritëm të rrisim të ardhurat në buxhet dhe në kulmin e krizave botërore. Edhe ne sillnin buxhete të rishikuara çdo vit, por ishim ekstremi tjetër i kësaj qeverisjeje. Nuk ulnim shpenzimet, investimet. Shtonim paratë që mblidhnim nga ekonomia që lulëzonte dhe i injektonim në buxhet

 Guxholli: “Po vijon te godas më të varfrin “- : “Ulja e investimeve publike dhe shkurtimi i shpenzimeve nga qeverisja nuk është bërë tek shpenzimet qeveritare, tek ndryshimet e godinave, lyerjet, palmat lulet dhe skulpturat , por është bërë në arsim, tek pagesa e papunësisë, tek ai më i dobëti. Dhe është qeverisje e majtë duhet të mendojë shumë më shumë për më të dobëtin, dhe ekuilibrimin e atij që s’ka dhe ai që ka. Me këto politika që po ndjek vazhdon të godasë më të varfrin , të pasurojë atë që është më i pasur dhe të dobësojë shtresën e mesme që ka kontribut të madh në ekonomi përmes konsumit.

S’mund tia vëmë fajin Greqisë për treguesit e tmerrshëm dhe shumë të dobët që ka kjo qeversje. S’mund tia faturojnë krizës në Greqi

Largimi i FMN-së?  Guxholli: Qeveria nuk mblodhi dot të ardhurat që është detyra bazë e minimale.  FMN i tërhoqi vëmendjen i tha: Rregullo mbledhjen e të ardhurave, formalize dhe hiq politikat klienteliste, mjaft favorizove ca biznese duke dëmtuar ca të tjera. Nuk ishte dakord me rritjen e taksave. FMN u largua të lëjë qeverinë të reflejktojë në lidhje me këtë sjellje menaxhuese dhe politikave fiskale. Të shohë shpenzimet e kota që bën në qeverisje, të shohë korrupsionin që e ka mbërthyer në cdo sektor.

SHKARKO APP