“Gylenistët”, Ministri i Jashtëm i Turqisë: FETO ka një strukturim serioz në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Shqipëria Ditmir Bushati, në pallatin zyrtar të ministrisë, ka shprehur falënderimet e tij për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidarizimin e treguar pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu u shpreh se “Organizata Terroriste FETO ka një strukturim serioz në Shqipëri”, – u shpreh ai. Sa i përket kësaj, siç tha Çavuşoğlu, dy vendet kanë bashkëpunim të mirë. Ai njoftoi se gjatë takimit kanë vlerësuar se çfarë hapash do të ndërmerren dhe se në kuadër të kësaj ka ndarë disa informacione me homologun e tij.
Sipas shefit të diplomacisë turke, është marrë vendimi që marrëdhëniet Shqipëri-Turqi të rriten në nivel të partneritetit strategjik. Ai tha se ky proces do të përfundohet në kohë të shkurtër.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe politike, vazhdoi më tej Çavuşoğlu, edhe marrëdhëniet ekonomike janë shumë të fuqishme. Ai theksoi se është e nevojshme që vëllimi aktual i tregtisë prej 300 milionë dollarësh mes dy vendeve të rritet edhe më tej.
Duke vënë në pah se interesimi i afaristëve turq për Shqipërinë rritet çdo ditë e më shumë, Çavuşoğlu bëri të ditur se gjatë takimit me homologun shqiptar është diskutuar rreth mundësive për investim dhe përvojat që mund të ndahen me Shqipërinë.
Çavuşoğlu gjithashtu u shpreh se së bashku me Shqipërinë japin përpjekje që Kosova të njihet nga më shumë shtete.
KOHA JONË SONDAZH

