Pandeli Majko: Nuk fola kur u prish teatri se kisha bërë operacion në gojë!

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko nuk reagoi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 Majit, ndonëse ishte shprehur kundër shembjes së tij.

I ftuar në Abc News, ish kryeministri dha një arsye sa komike aq edhe ironike mbi këtë qëndrim të tij.

Ai sapo kishte kryer një operacion në gojë, gjë e cila e pengoi të fliste, kështu tha Majko. A ka dashur të ironizojë kauzën apo mos ndoshta dha një mesazh për grupimin e tij politik? Por kjo nuk e justifikon Majkon, dy herë ish-kryeministër i PS. Nëse me gojë nuk fliste nga operacioni, por mund të shkruante në facebook!

Ja deklarata:

 

SHKARKO APP