Hafizi denoncon: Referendum pa vëzhgues, ndryshuan komisionin
Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi ka ngritur sot shqetësimin se pasditen e djeshme janë ndryshuar anëtarët e Komisionit të Votimit, duke u shprehur se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ta për të paraqitur disa kërkesa.
“Që dje kam ardhur në Shkodër për të parë ecurinë e referendumit. Deri dje mbasdite Komisioni Zgjedhor për Shkodrën nuk ishte mbledhur ende. Vetëm në mbasdite kanë ndryshuar anëtarët e Komisionit, për arsye që nuk dihen. Kisha disa kërkesa për të parashtruar në këtë Komision, por nuk kam mundur t’i takoj. Vetëm mëngjesin e sotëm kam takuar kryetarin e komisionit. Kërkesa kryesore është për të pasur vëzhgues në procesin zgjedhor, por kam të pamundur të kem vëzhgues pasi nuk kam mundur ende të kontaktoj me komisionin”, tha Hafizi.
KOHA JONË SONDAZH

