Hafizi fton shqiptarët: LIBRA, të jemi gardianë të parimeve
Deputetja Mimoza Hafizi ka shpërndarë një mesazh në profilin e saj në Facebook, ku i fton të gjithë të jenë pjesë e organizatës së re politike që do të lançohet sot, LIBRA.
Së bashku me ish-deputetin e PS-së, Ben Blushin, ata pritet të zyrtarizojnë sot më 1 nëntor partinë e re në arenën politike.
Mesazhi:
“Miq, sot nis rrugëtimin organizata jonë politike, Lista e Barabartë, LIBRA.
Ejani dhe ju, bëhuni pjesë e LIBRA-s!
Bëhuni mendja dhe forca e saj!
Të jemi bashkë gardianë të parimeve dhe vlerave të saj të Lirisë, Drejtësisë, Barazisë, Dinjitetit dhe Solidaritetit!
Sot, ora 18, Akademia e Arteve, Tiranë”.
KOHA JONË SONDAZH

