Hafizi i hakërrehet Ramës: Njeri vulgar, që harron se je kryeministër. Je kërcënim për të gjithë
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili për largimin e deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nga Partia Socialiste. Duke folur me një gjuhë jo fort të këndshme, kryeministri Rama iu drejtua deputetes Hafizi, duke thënë se “tani të hajë përshesh në partinë e re të Blushit”.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i deputetes të Shkodrëës, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i thotë se përgjigjen do t’ia japë nesër në Parlament.
“Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.
Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër”, shkruan deputetja Hafizi.
KOHA JONË SONDAZH

