Hafizi: Parimi kryesor i nismës sonë është ‘Shqipëria mbi partinë’

Dy deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi ishin këtë fundjavë me qytetarë të Vlorës dhe Gjirokastrës, për të vijuar kontaktet për krijimin e forcës së re politike. Këtë e ka njoftuar përmes një statusi në “Facebook”, Mimoza Hafizi, e cila publikoi mbrëmjen e djeshme edhe një numër celulari, ku fton të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e nismës së tyre.

“Kam kaluar dy ditë inkurajuese mes qytetarësh vlonjatë e gjirokastritë, të cilët kërkojnë, mbështesin e frymëzojnë forcën tonë të re politike. Kam takuar mësues e gazetarë, pedagogë e nxënës, sipërmarrës biznesi, të rinj e pensionistë, profesionistë të lirë, njerëz të punës së ndershme, qytetarë të thjeshtë e pa histori politike, burra e gra që e neverisin politikën si trampolinë përfitimi vetjak”, – shkruan Hafizi në “FB”.

“Kam shkëmbyer ide për aksion me shqiptarë që sfidojnë pesimizmin dhe mungesën e shpresës që na ka mbërthyer, me vizion e besim për të ardhmen e këtij vendi, me miq që e refuzojnë këtë klasë politike, këtë sistem të degraduar që në dekada ka penguar progresin e Shqipërisë. Kam ndarë qëllimin dhe parimet kryesore të nismës sonë me qytetarë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një lëvizjeje politike njerëzish të lirë e të barabartë, lëvizjeje politike që vë Shqipërinë mbi partinë. Miq të nderuar, gjithsecili që dëshiron të jetë pjesë e kësaj nisme, mund të kontaktojë me SMS në 0685349519”, përfundon mesazhi i Hafizit, drejtuar të gjithë miqve të saj në rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?