Hafizi: PS në duar të aventurierëve, moszgjedhja e kryetarit flagrante!

Deputetja Mimoza Hafizi, pjestare e grupit të Ben Blushit për demokratizimin në PS, gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste lëshoi kritika të forta në drejtim të qeverisë dhe të udhëheqjes së saj.

Hafizi tha se Partia për vite të tera ka qenë në duar të aventurierëve.

Ajo pretendoi gjtihashtu se është përjashtuar nga vendimmaarja në qarkun e Shkodrës ku është zgjedhur deputete, “pavarësisht kërkesave të mia të vazhdueshme”, – tha Hafizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke kërkuar respektimin e statutit Hafizi theksoi se “Kur normat funksionojnë, ato janë barrierat e anti-shtetit. Kërkojmë të jemi parti europiane, mision që edhe pse duket i pamundur, ne mendojmë se është i mundur”, – tha deputetja duke e patur fjalën për keresat e bëra nga grupi Blushi por edhe nga baza në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këto 8 muaj të riorganizimit të Patisë në Shkodër, motoja ka qenë jo më fiktivitet. Do të ishte një rasti flagrant nëse do të klishte moszgjedhje të kryetarit të partisë, sikusre  kërkon statuti. Puna në bazë e bëra këto muaj zhbëhet, nëse parimet respektohen në bazë, por thyhen në qendër. Iu bëj thirrje të merrni në dorë fatin e Partisë, pasi shqiptarët presin më të mriën për atdheun e vet”, theksoi Hafizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?