Hafizi: Referendumi me pasoja negative në PS, të anulohet

Deputetja socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi ka kërkuar sot që vendimi i Ruçit për Referendumin të shpallet i pavlefshëm.

Ajo sqaroi gjithashtu se ka depozituar një kërkesë të posaçme për këtë çështje, pasi sipas saj, vendimi nuk përputhet me Kongresin socialist.

Hafizi u shpreh edhe se vendimi i Gramoz Ruçit dhe ai i Kongresit nuk përputhen as në formë dhe as në përmbajtje, ndërsa kërkoi shqyrtimin e kërkesës para datës 9 Prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, shqyrtimi i shpejtë shmang pasojat negative, ndërsa thekson se me këto vendime është njohur vetëm nga mediat dhe jo zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?