Hafizi: Shumë socialistë mendojnë si grupi ynë, por s’ua mban
Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, një prej zërave më të spikatur përkrah Ben Blushit, që kërkon zgjedhje në PS, nuk pranon të quhet grupi refraktar brenda partisë.
Në një intervistë ajo thotë se shumë deputetë të tjerë e mbështesin grupin e tyre, por nuk shprehen publikisht, sepse nuk duan të rrezikohen, apo të humbasin privilegjet e pushtetit.
Megjithëkëtë, ajo nuk ndihet e zhgënjyer nga mospërkrahja publike e deputetëve të tjerë, teksa shton se është e lumtur që ka marrë përsipër këtë risk politik dhe që në këtë qasje ka përkrahë një tjetër grua, si Mimoza Hafizi.
Ndër të tjera, Hafizi shprehet se do të pranojë referendumin për kryetarin e partisë, vetëm nëse nuk përjashtohen zgjedhjet për kryetar. Ajo thotë gjithashtu se të dyja së bashki janë të pranueshme.
KOHA JONË SONDAZH

