Hafizi: Të bëhen zgjedhje për kryetar të PS

Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi ripërsëriti nga Shkodra qëndrimin e saj që në PS të ketë garë për zgjedhjen e kryetarit. Ajo tha se mandati i Ramës ka përfunduar prej 2 vite e gjysmë. Deputetja Hafizi së bashku me ministrin Bushati zhvilluan një mbledhje me strukturat e PS-së në Shkodër.
Deputetja Mimoza Hafizi kërkoi sërish nga Shkodra respektimin e statutit për zgjedhjen e kryetarit. Hafizi shprehu mbështetje per Blushin për zhvillim të garës pasi mandati i Ramës si kryetar ka mbaruar prej 2 vite e gjysmë.
Në mbledhje me strukturat e partisë në Shkodër ishte edhe kordinatori i PS për veriun Ditmir Bushati. I pyetur nga gazetarët nëse do ketë zgjedhje për kreun e PS-së, ai tha se në Partinë Socialiste nuk ka munguar kurrë një proces i tillë.
Përveç deputetes Hafizi në mbështetje të Blushit ka dalë edhe deputetja Arta Dade e cila me anë të një letre drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkohej që të mbaheshin zgjedhjet për kreun e PS-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?