Hahn: Luftë korrupsionit dhe Drejtësi transparente

Komisioni për zgjerim, Johanes Hahn, ka marrë pjesë pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ku ka vijuar me kërkesat për zbatimin e rekomandimeve nga politika shqiptare.

Këshilli, i cili drejtohet nga Majlinda Bregu, po i zhvillon punimet në Tiranë ndërsa deputetja demokrate dhe njëkohësisht ish-ministre e Integrimit tha se politika duhet të jetë më e kuptueshme mes vetes, por edhe me qeverinë pasi ky proces e ka transparencën element garantues të suksesit.

Nga ana tjetër, komisioneri i Bashkimit Evropian theksoi se BE është e interesuar edhe për Komisionin e Venecias që të vijojë punën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E rëndësishme është të luftohet korrupsioni dhe të arrihet transparenca. Shqipërisë i duhet një sistem gjyqësor transparent” – tha Hahn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?