Hahn në konferencë me Ramën: Reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së dhe Edi Rama ndodhen në një konferencë të përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri- BE.

“Takimet frymëzuese pë të gjetur këndvështrime të reja për çështje të ndryshme. Në përgjithësi duket qartë dedikimi I të gjithë palëve. Dje kam pasur takim dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë janë të angazhuar për integrimin e Shqipërisë. Besoj se kjo është e mundur duke pasur parasysh se të gjitha takimet kanë qenë premtuese. Ka nevojë për politika koherente dhe serioze për luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Hahn.

Kurse për Ramën, ky takim ishte momenti i konfirmimit të këtij angazhimi të dyanshëm.

"Nga ana jonë vumë në dukje rezultatet e reformave shtetndërtuese dhe konfirmuam vullnetin e palëkudnër ne thellimin e tyre mbështetur në 5 prioritetet kyce që në vlerësimin tonë janë një isntrument i pazëvenësueshëm  enxitës.Dua të nënvizoj edhe angazhimin intensiv të qeverisë në reformat e brendshme.Cka ka marrë një dimension të ri fal procesit të celur në Berlin. Puna për 5 prioitetet është intesifikuar dhe kemi pasur disa zhvillime me rëndësi duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe një bilanc që ka treguar të jetë progresiv në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

E informuam komisionerin për pikën deri ku jemi për reformën në drejtësi. Qysh sot na jep garancinë …..dhe do të vendosë themelet institucionale të një drejtësie europiane.I shpreha bindjen se është procesi më i thëllë dhe gjithëpërfshirës që mund të krahësoshet vetëm me shkrimin e kushtetutës.

Ne konfirmuam vullnetin tonë edhe për një  proces gjithëpërfshirës, madje sot patëm një mbledhje ku opozita foli më shumë se qeveria, cka është një vullnet i ynë që të dëgjojmë opozitën.

Së fundi dua të theksoj se për ne mbetet e qartë që nuk jemi në kohën më të mirë në Europë për të folur për zgjerimin, por ama jemi në kohën më delikate për të mos e lënë procesin e zgjerimit pa e shtyrë na vazhdimësi dhe vendosmëri. Negociatat i shohim jo si një tjetër proces por si vetë procesi", u shpreh Rama.

SHKARKO APP