Hajdarmataj: 600 punonjës, të larguar padrejtësisht

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, një ndër debatet ishte dhe problemi që deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ngriti. Ajo denoncoi se në natën e vitit të ri, janë hequr nga puna 600 punonjës nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Tiranë. Ajo ka kërkuar nga komisioni përkatës që të marren masat e duhura dhe të raportojnë mbi largimin e këtyre punonjësve, të gjithë për një natë dhe pa ju shpjeguar asnjë detaj pse po largoheshin.

Në replikën e tij Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, është shprehur se në bazë të informacione që ai ka, është se këta punonjës nuk shkonin në punë dhe nuk e bënin detyrën e tyre dhe prandaj është marrë ajo masë e jo për punë partie, se po të ishte për punë partie do të bënim siç ka bërë PD-ja. Por Shalsi e ka falënderuar deputeten Hajdarmataj dhe ka dhënë një këshillë të gjithë komisionit që të gjithë të veprojnë në bazë të detyrës së tyre dhe të sjellin në komision raste të cilat janë të dyshimta.

Por Hajdarmataj ka shtuar se nuk mund të jenë 600 familje, 600 punonjës pa punë sepse kështu ka plan qeveria, sepse do i zëvendësojë me simpatizantë të tyre. E ndërsa për faktin se 600 punonjës janë të papërgjegjshëm, ” Mund të jenë, 2,3, e 10 persona të cilët nuk mbajnë përgjegjësinë për punën e tyre, por nuk mund të jenë 600 persona, kjo vetëm në vendin tonë ndodh, që 600 familje t’u hiqet një e ardhur, e kjo pikërisht në ditën e vitit të ri. Në këtë vend po ndodhin çudira dhe kjo është njëra prej tyre”, ka shtuar më tej Hajdarmataj. Shalsi i siguroi deputetes se personalisht ai do të bashkohet me grupin që do të dalë në terren për të parë më nga afër situatën dhe do të informohet dhe për largimin e 600 punonjësve nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?