Hajdarmataj: Babëzia e qeverisjes së betonit po shkatërron pyjet

Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar. Një nismë e deputetëve nuk kaloi ta debat gjatë seancës së sotme. Në fjalën e saj deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj dhe në emër të grupit parlamentar është shprehur se ky projektligj, është  një demagogji e pakuptimtë dhe  e pazbatueshme, pasi babëzia e qeverisë së Betonit, i ka shpallur luftë natyrës, gjelbërimit, pyjeve dhe mjedisit.

 “Masakra me pyjet dhe abuzimi ditën në diell, ka nxjerrë edhe më në pah dy tiparet kryesore të kësaj qeverie. Projektligji i pyjeve i hap rrugë korrupsionit pasi  strategjia  e mbrojtjes së tyre është e centralizuar nga ministria dhe pazaret në Tiranë, dhe zbatimi i moratoriumit apo legjislacionit përkatës është i deleguar tek militantët e punësuar nga Rilindja”, ka thënë Hajdarmataj.

Gjatë fjalës ajo ka denoncuar raste kur kamionë sipas akuzës i përkasin kompanive me imunitet  qeveritar dhe sigurisht që ata nuk preken.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si deputeti e Kukësit, Hajdarmatj ka ngritur shqetësimin se pyjet në zonat e Veriut të Kukësit, Hasit, Tropojës, janë lënë në mëshirë të fatit. “Tymit dhe flakëve të zjarreve të qëllimshme apo jo, askush nuk u del për zot, askush nuk i mbron”, ka shtuar deputetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Hajdarmataj ka shtuar se reforma e të bërit shtet ka nxjerrë në rrugë mbi 900 inxhinierë dhe ekspertë të pyjeve dhe Mjedisit.

Deputetja Hajdarmataj në fund të diskutimit të saj ju bëri thirrje shqiptarëve që të mos lejojë këtë politikë të babëzitur që ta kthejnë Shqipërinë në një vend të namun.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?