Hajdarmataj: Krimi dhe droga po cënojnë ekulibrat e shoqërisë në vend

Tematika e drogës dhe kultivimi i saj në vendin tonë, jo vetëm që ka jehonë të mediave ndërkombëtare por tashmë është pjesë e cdo tryeze të rrumbullakët. Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cla së fundi ka marrë pjesë në forumin e të zgjedhurve të Ballkanit Perëndimor (“Western Balkan Legislative Strengthening Initiative”), ndër të tjera gjatë komunikimit, ajo ka thënë se droga dhe kriminaliteti janë duke cënuar ekuilibrat e shoqërisë në Shqipëri.

Përhapja masive e drogës në Shqipëri po cënon ekulibrat social ekomikë jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme’ ka thënë deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Gjatë fjalës së saj, Hajdarmataj nënvizoi se në Parlament ligjet po kalojnë me forcën e kartonëve, ligje antihumane dhe në shkelje të plotë Kushtetutës. Shembull ka marrë dhe rastit më të fundit, importit të plehrave, ku ka një vullnet kombëtar në kundërshtim të plotë me atë të qeverisë dhe mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej tri vitesh shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga qeveria, por përkundrazi papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e jetës së tyre ndërsa shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim. Opozita me grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Hajdarmataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja demokrate u shpreh më tej se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi dhe në forcimin e demokracisë. Ajo u shpreh se në Shqipëri, Parlamenti dhe institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?