Hajdarmataj: Qeveria po mban në hekura zërin opozitar
Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Tiranës janë paraqitur me detyrim kërkuar nga kjo e fundit,13 të shoqëruarit e protestës që u zhvillua te Parku i Liqenit. Për ta do të merret një vendim nesër nga gjykata.
Lidhur me këtë shqetësim të PD-së si organizatore dhe thirrëse e protestës tre ditë më parë, në një postim në facebook deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar duke theksuar se kjo qeveri është kthyer në një marrëzi e cila po dënon të vërtetën. Problem në këtë pikë qëndron sipas deputetes se në vend nuk po lejohet zëri opozitar dhe liria e të shprehurit dhe e të protestuarit, nëse këto nuk lejohen, jemi shumë larg BE-së që aq shumë duam që ti bashkohemi, ka shkruar Hajdarmataj.
Hajdarmataj është shprehur se është marrëzi sesi shteti po mbyll sytë nga e vërteta, ajo po burgos opozitën. E vetmja mënyrë se si mund të zgjidhet udhëkryqi apo ngërçi i krijuar sipas deputetes ngelet forma e ri-ngritjes nëpërmjet programit të opozitës.
“Nga protesta demokratike, në burg. Nga burgu, në gjykatë. Nga gjykata, në terror me detyrim paraqitje Medet e vajmedet për këtë qeveri, për këtë Kryeministër, për këtë pushtet, që mban me hekura, me dhunë dhe polici, rininë, opozitën dhe shoqërinë civile. Po a mbahet valle në burg e vërteta, zëri i protestës e publiku, në betejën e anti-ligjit me ligjin, e shtetit ligjor me pushtetin e krimit? Nuk ka gjë më dekurajuese se burgosja e opozitës, për një vend anëtar të NATO-s, që aspiron të ardhmen në BE. Ku po shkon marrëzia e krimit me pushtet dhe pushtetit që nuk përfill as edhe një moment autoritetin e shtetit? Shqipëria në udhëkryq, ri-ngritja vjen me programin e opozitës”, komenti i deputetes Hajdarmataj.
KOHA JONË SONDAZH

