Hakerat i nxorrën 394 udhëtimet, Rama: Avioni që unë përdor për udhëtime pune, jo charter komercial

Nuk kanë të ndaluar hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit. Këtë pasdite ata kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama. Dhe ajo që u bë lajm është numri i 50 fluturimeve me charter. Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Twitter, thotë se avioni që ai përdor për udhëtime pune, nuk është një charter komercial.

”Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie”,-shkruan Rama në facebook.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë.

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?