Hakerat iranianë vjedhin të dhënat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano
Të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano janë vjedhur nga hakerët iranianë gjatë sulmit kibernetik të sistemit TIMS.
Hakerët kanë nxjerrë në Telegram në një grup të hapur të dhënat e TIMS të Nanos, që do të thotë se kanë pasur akses në TIMS. Ata gjithashtu kanë publikuar edhe mailboxing-un e tij, ku gjendeshin e-maile nga viti 2021 dhe më tej.
Ata zotërojnë të gjitha të dhënat biometrike të ish-drejtorit Gledis Nano, së bashku me të dhënat e çdo hyrje-dalje që ka bërë Nano në vend për periudhën 2004-2022.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga ana e Gledis Nanos apo e institucioneve qeveritare në lidhje me këtë situatë.
Në faqet e hakuara është i njëjti simbol që është shfaqur në disa kompjuterë të policisë, kur Irani sulmoi sistemin TIMS.
Gjithashtu pasi kanë sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, hackerat iranianë kanë publikuar një video në faqen “Homeland Justice” të një prej pikave kufitare, në Rinas, në momentin që policët zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.