Hakërohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi: Ka një orë, teknikët po punojnë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se aplikacioni i KQZ-së ështtë hakuar, po ashtu si tregoi edhe sesi po ecen procesi i votimit në të gjithë vendin.

”Vetëm 144 identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra po e zhvillojnë këtë proces sepse nuk janë paraqitur operatorët. Ka raste sporadike, pezullim të përkohshëm votimi për shkak edhe të problematika të tjera si psh. konflikte. Në pjesën më të madhe kanë qënë të karakterit për administrim e procesit dhe nuk ka pasur nga ato që mund të vendosin në rrezik procesin.

Në shkollën “Betim Muço” ka pasur grumbullim edhe brenda gjë që është e palejueshme. Në radhë duhet të jenë vetëm ata që kanë votuar. Situata është qartësuar. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes. Dua të sqaroj dy momente. Numri 65 nga QV është numri i qendrave që kanë raportuar në moment dhe jo totali.

Ky është sistemi i raportimit. Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e cunguar në bazë të raportimeve nga QV. Aplikacioni është sulmuar pak më parë dhe nuk mund të mos ndodhte dhe kjo. Teknikët po punojnë ta zgjidhin”.

SHKARKO APP