Haki Çako: I gjithë shteti në këmbë për shuarjen e flakëve në Sazan
Kreu i emergjencave civile, Haki Çako, ka folur lidhur me situatën shqetësuese të zjarreve në Sazan. Çako tha se është bërë një plan i detajuar dhe se të gjitha strukturat janë në terren për shuarjen e flakëve.
“Jemi në monitorim nga ajri. Situata është e njëjtë. Zjarri vijon, por është bërë një plan për izolimin e tij në pjesën jugore. Të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren. Është një zonë e vështirë për shkak të terrenit. Është i shkëputur dhe ka pak opsione për furnizimin me ujë. Po ndiqet situata hap pas hapi dhe besoj do vendoset nën kontroll. Zjarr mbetet aktiv. Është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar.
Jo çdo zjarr kërkon helikopter, megjithatë jemi duke vlerësuar dhe maksimalizuar të gjitha mundësitë. Mjetet që janë në proces rehabilitimi do jenë shumë shpejt në operacion.
Ju siguroj se të gjitha strukturat, kapacitetet dhe i gjithë shteti është në këmbë”, deklaroi Çako.