Haki Çako mbërrin në Dukat të Vlorës, ultimatum forcave të ushtrisë: Merrni masa që zjarri të mos përhapet më tej!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka mbërritur në Dukat të Ri, ku situata me zjarret mbetet mjaft shqetësuese. Vlora është dhe qarku më problematik, ku prej gati një jave vatrat që ndizen nuk kanë të ndaluar.

Nga Dukati, Haki Çako ka kërkuar që të gjitha forcat si ato të ushtrisë edhe ato vullnetare të bëjnë një kordon, të hapin një kanal, që nuk do të lejojë depërtimin e zjarrit më tej.

Për të prevaluar çdo lloj mase, pjesa tjetër e ushtarëve, pjesa tjetër vullnetare apo çfarëdo qoftë duhet bërë kordon larg zjarrit. Do punuar punuar, njëri pas tjetrit me kazmë, me lopatë, me sopat, me motorsharrë. Duhet krijuar kordoni që zjarri të mos depërtojë më këtej. Pjesa tjetër më sipër duhet të punojë me të njëjtin parim, me parimin e tokës së djegur, nuk ka formë tjetë”, tha Çako.

SHKARKO APP