Hakmarrja e Zotit dhe Edi Rama!
Nga Daniel Muçaku
Ajo çfarë po i ndodh Sali Berishës me Bashën, është pak a shumë si marrëveshja Nano-Berisha në vitin 2004, kur Nano si kryeministër donte të copëtonte kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama me duart e Sali Berishës në opozitë.
Ishte koha kur Nano dhe Berisha ishin në sinkron kundër Edi Ramës. Nuk e sakatuan Ramën, por e plagosën politikisht, gjithsesi.
Asokohe ishte “babai politik” që donte të mbyste “djalin politik”, paçka se Edi Rama nuk e mori të gatshëm “qoften” e pushtetit, por e fitoi vetë ndër beteja epokale si kryebashkiak.
Ndryshe është Lulzim Basha. Ky i fundit i mori të gjitha “ëmbëlsirat” e pushtetit nga Sali Berisha, të gjitha dhuratë, falas!
E tani Basha po e fut në “arkivolin” politik ish-liderin e tij dhe të PD. Po bën marrëveshje në heshtje me kryeministrin Rama që ta përcjellë me shtrat topi te “varrezat” politike të kohës.
Pa dashje, Zoti ia solli Ramës hakmarrien me duart e Bashës kundrejt Berishës. Historia përseritet, por në kahe të ndryshme!