Halim Kosova: Basha u mor me partinë, bashkia doli jashtë kontrollit

Kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka falënderuar sot ish – kryeministrin Berisha që i ka hapur derën në Partinë Demokratike dhe ka justifikuar Lulzim Bashën për gjërat që nuk ka bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë një takimi elektoral në Kashar, i pyetur për mungesën e këndeve të lojërave në Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka justifikuar Lulzim Bashën, për të cilin tha se është i ngarkuar edhe me punën e bashkisë duke bërë që ndonjë gjë të dalë jashtë kontrollit.

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, gjithashtu shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bashës dhe Berishës. “Gjej rastin të falënderoj Partinë Demokratike, falënderoj Bashën për caktimin tim si kandidat, por nuk mund të lë kurrë pa falënderuar z. Berisha, i cili më hapi derën në PD. Ju siguroj se ashtu sikurse 35 vjet në shërbim karshi jush, ku kurrë nuk kam bërë dallime, do të jem në shërbim të një 1 milion banorëve të Tiranës”, deklaroi Kosova.

Dialogu i plotë i Halim Kosovës me banoren

Banorja: Për këndin e lojërave, i keni parë nëpër pallate që janë bërë miniparqe fëmijësh që shkohet për të luajtur me pagesë. Pse kështu do ushqehen fëmijët?

Halim Kosova: Ato që them unë janë parqe që do bëhen pa pagesë në shërbim të komunitetit. Këto nuk janë aktivitete private të bashkisë por janë në shërbim të komunitetit.

Banorja: Në rregull por ku ka pallate aty janë krijuar miniaparqe me pagesë. Kjo nga bashkia duhet të ndërhyhet që të eliminohet kjo gjë, aty të luajnë fëmijët…

Halim Kosova: Do ndërhyhet por unë filloj punë pas datës 21. Unë e kam thënë dhe e them prapë, jo çdo gjë është bërë siç duhet pavarësisht nga dëshira e zotit Basha, duke u ngarkuar edhe me punën e bashkisë mund të ketë shkuar ndonjë gjë jashtë kontrollit…

Banorja: Jo, po për këtë themi ne…

SHKARKO APP