Halim Kosova fton Ramën për kafe: E paguaj unë!
Halim Kosova ka prezantuar programin e tij për Tiranën gjatë takimit të sotëm në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.
Me këtë rast, Kosova e ftoi Edi Ramën për një kafe. Jo me pak ironi, kandidati i djathtë tha se kafen ia paguan ai, por mjafton që Rama t’i shpjegojë shëndetësinë falas.
Sa për planin që ka për kryeqytetin Kosova u shpreh se ka një program konkret të detajuar për qytetin, për Tiranën dhe gjithë fshatrat.
“Një plan për arsimin, higjienën, shkollat, rrugët e trotuaret dhe për punësimin. Por një gjë po aq e rendesishme sa programi, është integriteti, përvoja, ndershmëria. Gjithçka unë jam e kam bërë në 35 vite”, – u shpreh Kosova