Halim Kosova këmbëngul: Dua të pi kafe me Ramën
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, duket se i ka zëvendësuar barcalatet që bën në takimet e tij, me kërkesën për të pirë kafe me kryeministrin Rama.
Prej disa ditësh, ai thotë se do të pijë kafe me Ramën.
“Dje kam pas takime shumë të mira dhe nuk ma merrni për keq, por i kam propozuar zotit Rama një kafe.
Pse? Duhet të fillon bashkëpunimin pavarësisht nga cili do krah politik, për të biseduar. Do të ishte mirë para zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve se mund të ketë telashe nga partia e vet nëse më shohin me mua.
Siç e kam shtri dorën e bashkëpunimit me çdo lloj force politike për të bërë më të mirën, po këtë lloj metode pse ta prish tani për ju? Jam i sigurt se nga bashkëpunimi nga cili do krah politik, fitojnë të gjithë banorët.
Nga çdo lloj konflikti vetëm një e ha, populli, asnjëri nga ata që zgjidhen njëri me tjetrin”, tha Kosova.
Ndoshta Kosovës i kanë mbaruar barcaletat dhe tashmë kërkon të merret me Ramën.