Halim Kosova me gjimnazistët, i kërkojnë krijimin e Këshillit Bashkiak Rinor

 

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova bashkëbisedoi  me gjimnazistë dhe përfaqësues të shkollave të mesme të Tiranës. Kosova është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Gjimnazistët i kanë kërkuar kandidatit Kosova të vijojë praktikën e nisur nga Bashkia e Tiranës dhe të bllokuar që prej vitit 2014, siç ishte Këshilli Bashkiak Rinor,  Tirana Tens ku gjimnazistët e Tiranës u përfshinë në një garë mes tyre në sport dhe art si dhe dhënien e bursave për ata në pamundësi ekonomike e nxënësit e shkëlqyer. Ata shprehën si shqetësim edhe mbipopullimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga ky takim dolëm të kënaqur. Duhej një bashkëbisedim midis gjimnazistëve të Tiranës dhe kandidatin e Bashkisë së Tiranës Dr Halim Kosova. U diskutua për tematika të ndryshme që na prekin ne, siç eshte përfshirja në aktivitete kulturore,  mbipopullimi në shkolla, ambjentet e lira që duhen shfrytëzuar si ato sportive, si dhe për tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me ne në mënyrë të drejtpërdrejtë. Po ashtu u diskutua se si mund ti zgjidhim ato në një mënyrë sa më të mirë. Unë si gjimnaziste e shkollës “Ismail Qemali kam nevojë për më shumë ambjente. Raporti i nxenësve në hapësirat në klasa nuk është në raport të duhur”, tha gjimazistja Kasandra Fejzollaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?