Halim Kosova me qytetarët që nisin ditën në orët e para të mëngjesit‏

 

Halim Kosova ka bërë disa takime jo të zakonta në orët e para të mëngjesit me qytetarë e banorë që e nisin punën më herët se të tjerët.

Kandidati për kryebashkiak ka garantuar taksistët për luftë ndaj informalitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ikin të gjithë ata ilegalët se nuk i intereson atyre të punojnë. Po t’ia rimbursosh naftën këtyre që janë të ligjëruar ai tjetri s’ka leverdi, do detyrohet të liçensohet o s’ka mundësi”, tha Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “E rëndësishme është që secili nga ju, po jo vetëm nga ju, kudo ku janë njerëzit, duhet thënë një variant që është në të mirën e tyre dhe të qytetarëve . Po qe se plotësohen këto dy kondita, o burra, para”.

Kosova ka vizituar dhe kopshtet e cerdhet për të takuar prindërit e biseduar me ta. Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku kontribuoi vetë pak kohë më parë që ajo të paisej me një kënd lodrash.

“Ishte me të vërtetë gjë e veçantë. Kjo rastësia juaj, ardhja e rastësishme ishte domosdoshmëri për neve”, thotë edukatorja.

 

“Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lartë në shtyllë derisa koha ti seleksionojë”, tha Halim Kosova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?