Halim Kosova, me studentët: Kampusi universitar? Nga letrat, në realitet!

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, gjatë dëgjesës me studentë ditën e premte, theksoi se “dija është mënyra më e mirë për të ndihmuar një qytet”.  Kosova premtoi se do i japë mundësinë studentëve që njëkohësisht me dijet teorike, të marrin edhe ato praktike.

“Shkolla duhet të jetë e bashkuar me praktikën dhe unë këtë gjë do e vej në funksionim për të gjithë studentët, që kur të dalin në jetë, përveç dijes, të kenë edhe eksperiencë pune. Praktika do të bëhet me ndihmën e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, Bashkia do të krijojë lehtësira fiskale për bizneset që të hapin sa më shumë vende pune”, – deklaroi kandidati i djathtë.

Halim Kosova premtoi edhe realizimin e projektit të Kampusit Universitar: “Kampusi universitar është një projekt i miratuar nga bashkia dhe ju premtoj që nga letra, do ta kthejmë në realitet, si një qendër shumë e rëndësishme për përgatitjen e studentëve në të ardhmen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?