Halim Kosova në Bërxhitë: Ja plani im për këtë zonë

Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova ka prezantuar paraditen e së shtunës planin e tij për rigjallërimin e zonës së Bërzhitës.

Sikurse për zonat e tjera, edhe për Bërzhitën doktor Kosova ka paraqitur si priotitet përmirësimin e pjesëve të ndryshme të infrastrukturës, që nga ajo e transportit e deri tek ajo higjenike e arsimore. 

“Jam këtu para jush për t'ju deklaruar se do ulim taksat dhe se do bëjmë gjithçka për shtresat në nevojë. Gjithashtu, me planet e hartuara me ekspertët më të mirë mund të them se Tirana, brenda mandatit të parë, do ketë 24 orë ujë. Ne do të investojmë për përmirësimin e shërbimeve të transportit, ato të depozitimit të mbetjeve urbane, për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ndërtimin e ujësjellësit. Do bëjmë edhe rikonstruksionin e 3 objekteve arsimore, ambjenteve sportive, si dhe instalimin e internetit në këto shkolla. Gjithashtu, janë parashikuar edhe kënde lojrash për fëmijët”, ka deklaruar Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?