Halim Kosova: Nënkryetare bashkie do emëroj Albana Dhimitrin
Në një intervistë në Tonight Ilva Tare, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka thënë se nëse zgjidhet kryetar, do të emërojë nënkryetare Albana Dhimitrin, nëse ajo do të pranojë.
Halim Kosova: Unë kam premtuar që do t’ia kthej Tiranën qytetarëve dhe them që do të votojnë jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndërshëm, ato që janë pa parti dhe ato që besojnë tek ndershmëria dhe nëse ju them një emër dhe nuk ma merr për ters asnjeri, përshembull Albana Dhimitri që e propozonte PS-ja, unë me shumë kënaqësi e kisha marrë sepse e vlerësoj shumë, përshembull po them, nënkryetare.
Ilva Tare: Duhet të pyesni partinë për këtë.
Halim Kosova: Unë jam i sigurtë që partia ka menduar që Halimi do mendojë më të mirën dhe unë do konsultohem por prapë vendimin dge përgjegjësinë e kam marrë vetë, dhe e kam marrë vetë me forcat e mia dhe me njerëzit që do vë unë përbri.