Halim Kosova përballë Erjon Veliaj, për Bashkinë e Tiranës

 

Halim Kosova, ish-ministër i Shëndetësisë, është shpallur zyrtarisht kandidat i partisë Demokratike, gati dy muaj para zgjedhjeve të 21 qershorit, për kreun e Bashkisë së Tiranës.  Nga kampi tjetër Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetë e ministra për të përzgjedhur kandidaturën e majtë dhe pritet që të zyrtarizohet Erion Veliaj. Më herët kishin shpallur kandidaturat e pavarura edhe Gjergj Bojaxhi e Sazan Guri, si të pavarur.  Kësisoj, edhe pse janë lakuar disa femra kandidate në të dy kampet, në fund janë përzgjedhur sërish meshkuj dhe gara do të jetë mes ministrit aktual Veliaj e ish-ministrit të qeverisjes së kaluar, mjekut Halim Kosova, për bashkinë më të madhe në vend. Fituesi do të pasojë në këtë post kreun e opozitës dhe kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.      

SHKARKO APP