Halim Kosova-Ramës: Aman mos ma vono atë kafen

 

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Halim Kosova  ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e njësisë numër dy në kryeqytet,para te cileve ka shpalosur edhe 5 prioritet te programit te tij.

Halim Kosova: Përimrësimi i higjenës, ndërtimi i rrjeteve inxhinierike, ndërtimi i 4300 m2 i sipërfaqeve të gjelbëra, përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Çdo gjë që do ta bëjmë do ta bëjmë për banorët e Tiranës, për Tiranën kryeqytet të të gjithë Shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova ka ripërsëritur edhe një herë ftesën për kafe në drejtim të kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Halim  Kosova: Kamerat janë i vetmi kontakt që më ka ngel me kryeministrin. Aman mos ma vono atë kafen do ti them. Jo, e di pse?! Se me ka lënë pa kafe, hë tani dhe hë pastaj dhe mos më bëhen 2 pas njëra-tjetres.

Ndalesa e radhes e Kosoves ishte Farka ku u premtoi banoreve furnizim 24 ore me uje, ulje te taksave me 30 % si dhe lidhjen e fshatit me qytetit

Halim Kosova: Do bëjmë shkollat më të mira, do ulim taksat, do krijojmë vende pune. Tirana, ju dhe cdo banor i saj në shtëpinë e saj duhet të ketë ujë 24 orë.

Kosova para kryeqytetasve premtoi realzimin e projekteve te bera brenda afateve kohore te caktuara.

Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?