Halim Kosova takon artistët. Do mbështesim artin, lajm i hidhur humbja e Met Begës
Pas takimit që zhvilloi me kolegët mjekë një ditë më parë, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova pasditen e sotme është takuar me një grup artistësh,të cilëve u ka premtuar mbështetje më të madhe për artin dhe për lehtësirat që mund të krijojnë institucionet, si Bashkia e Tiranës
Gjatë fjalës së tij, Kosova deklaroi se do mbështesë artin dhe artistët nëse do zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa e quajti një lajm të hidhur ndarjen nga jeta të aktorit te humorit Met Bega.
“Kësaj kënaqësie që pata sot në fund iu bashku një lajm i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega ka humbur jetën. I shpreh familjes ngushëllimet e mia, e kam pasur mik, ngushëlloj familjen dhe gjithë artistët për humbjen e madhe. Për Metin dhe gjithë artistët që kanë dhënë shumë për artin, le ta përkthejmë këtë në një mobilizim më shumë edhe për të ardhmen. Ne këtu do jemi deri në intensifikimin e fushatës”,- u shpreh ai.
Ndërsa aktorja Ema Andrea shprehu vlerësim për figurën e Kosovës, ndërsa tha se e kanë njohur atë me problemet që ka arti sot.
“Ju falënderoj që na konsideruat, që na dëgjohet fjala, që çfarë paraqitëm të realizohet. Takimi ishte i sinqertë pa premtime boshe, folëm për problemet tona se si kultura dhe arti të jenë më produktive. Problemi i centralizimit, arti në periferi mundësinë e të qenit autonom. Kërkuam të na krijohet lehtësi”,- tha ajo
KOHA JONË SONDAZH

