Halimi: Këshilli i Mandateve të reagojë mbi kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Kokëdhimës

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka pranuar kërkesën e deputetit Tom Doshi për shtyrjen e mbledhjes me dy ditë.

Mbledhja do të mbahet të mërkurën dhe do të bëhet me praninë e mediave.

Kështu ka konfirmuar deputeti demokrat Eduard Halimi pas mbarimit të mbledhjes, i cili ndër të tjera tha se ky këshill nuk duhet të veprojë me dy standarde.

"Lidhur me kërkesën e paraqitur nga deputeti Doshi, mblehdja u shty me dy ditë për arsye mjekësore. Ne si grup paralamentar jemi në favor të prokurorisë dhe pro transparencës. Deputetët e Ps-së pranuan kërkesën e Doshit. Çështja e dytë proceduriale kishte të bënte me kërkesën e bërë edhe në seancën e kaluar nga Ristani për vendosjen në rend dite edhe të një deputeti tjetër për heqjen e mandatit, të deputetit Kokëdhima pasi është po ky Këshill që vendos edhe lidhur me ketë kërkesë në mënyrë që të mos kemi dy standarde.

Njëri sillet brenda 24 orëve dhe deputeti tjetër edhe pse ka tre javë që kërkesa është në dyert e Kuvendit akoma nuk ka kaluar në Këshillin e Rregullores.

Nuk morëm përgjigje, pasi nënkryetari i Kuvendit do të këshillohet dhe njëherë me stafin. Lidhur me çështjen e transparencës, ditën e mërkurë mbledhja do të zhvillohet në prani të medias. Deputetët që kërkon Prokuroira të arrestohen kanë të drejtë që të mbrohen", u shpreh Halimi.

Ndërsa deputeti  socialist Armando Subashi, vuri theksin në zhvillimin  e një proçesi të rregullt dhe  ligjor.

 Mbledhja u shty për të mërkurën, deputeti paraqiti një raport mjekësor sipas të cilit nuk ishte i aftë që të realizonte mbrojtjen e tij sot. Ajo që duhet të bëjmë kujdes në të gjithë këtë histori është zhvillimi i një proçesi të rregullt, ligjor, ku padyshim janë disa standarde të mirëpranuara dhe ezauruara edhe nga gjykata Kushtetuese. Padyshim vendimarrja është atribut jo i këtij Këshilli, është thjesht një Këshill konsultativ. Përpilon një raport, i cili i drejtohet seancës dhe në fund të fundit është senaca ajo që vendos në gjithë këtë histori. Pavarësisht kësaj, në fund të fundit ësstë gjykata ajo që vendos lidhur me masën e sigurimit”, u shpreh ai pas përfundimit të mbledhjes.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh pas kërkesës së Prokurorisë , e cila kërkonte autorizimin e Kuvendit për arresitmin e dy deputetëve Doshi e Frroku.

SHKARKO APP