Halimi: Neni i ekspertëve për dekriminalizmin, atentat për drejtësinë

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi është shoqëruar me debate në lidhje me nenin për dekriminalizmin. Eduard Halimi tha se futja e këtij neni nga ana e ekspertëve në axhendën e komisionit është një provokim.

“Pati debate lidhur me ndryshimin  e nenit 6/1 që ka të bëjë me ndryshimit e amendameteve për dekriminalizmin. Qëndrimi i opozitës ishte i qartë se roforma në drejtësi është që të largojë dhe të dënojë personat që kanë kryer krime të tmerrshme. Personat që kanë qenë subjekt i ligjit të dekriminalizmit dhe personat që kanë kryer krime. Futja e këtij neni në axhendën e reformës në drejtësi ishte një provokim dhe atentat që kërkohej ti bëhej reformës në drejtësi”, tha ai.

Duke shtuar se pati debate lidhur me këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?