Halimi: Reforma në Drejtësi kalon vetëm me sinqeritet midis partive


Para dy ditësh Komisioni i Venecias dorëzoi raportet mbi draftin e reformës në Drejtësi. Në atë raport me 136 pika opinioni i Venecias ka kërkuar ndryshime dhe ka vlerësuar deri më tani punën e reformës kushtetuese.

 Në një takim me gazetarët  Eduard Halimi është shprehur se maxhoranca nuk i ka marrë në konsideratë rekomandimet e saj. Raporti i draftit analizon problemet që ka reforma në sistemin e drejtësisë, dhe politizimi i saj. Halimi ka theksuar se: "Drafti i Komisionit të Venecias ka analizuar këto pika: Largimin e gjyqtarëve të korruptuar, përgjegjshmëria që duhet të ketë institucionet e drejtësisë, llogaridhënia. Drafti ka thjeshtëzuar dhe ka sqaruar amendamentet mbi të cilat është ngritur reforma në fjalë. Duhet mbështetje dhe ndërhyrje radikale".

Më tej Halimi ka thënë se duhet të ketë një dialog të sinqertë dhe konsultativ. Pyetjes se nëse do të ketë një draft të ri? Përfaqësuesi i PD, Halimi ka deklaruar se: "Sipas raportit të komisionit të Venecias, pritet që të ndryshojnë ato pika që nuk përputhen drejtë me reformën e kërkuar, dhe ekspertë të opozitës dhe nga tavolinat e gjyqtarëve duhet të ketë ndryshime".

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Halimi ka theksuar se 5 deputetë të PS-së marrin fonde dhe Rama ka refuzuar që ti çojë në gjykatë kushtetuese. Rama i ka fshehur vetë ata. Në fund Haimi ka përcjellë mesazhin për një dialog të sinqertë midis partive.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?