HALIMI: RILINDJA BËRI KONTRATË ME KRIMIN, RINGRITJA ËSHTË OFERTA E RE E PD
Deputeti i PD Eduard Halimi thotë se problemet e Rilindjes “nuk janë aq sipërfaqësore dhe poetike” sa thotë deputeti Blushi pasi sipas Halimit, problemi i Rilindjes është kontrata me krimin ndaj ai propozon ringritjen si ofertë të re nga PD.
“Kontrata me krimin që bëri Rama në 23 qershor duke i thëne ju më ndihmoni të bëhëm kryeminister, unë ju ndihmoj kur të jem në qeveri, është kontrata më e keqe , me vrastare që mund të bëje politika. Ështe vrastare për ekonominë, vrastare të shtetin ligjor, vrastare për demokracinë.
Të gjithë këta që flasin sot në gjirin e rilindjes herë si nostalgjistë, sktuthistë, sehistë apo krenaristë, kane qenë dhe kanë duartrokitur e brohoritur teksa Rama nënshkrunte kontratën politike me krimin në 23 qershor. Kanë duarktrokitur edhe kur goditeshin deputetët e opozites se nxirnin emrat e trafikanteve deputete “, shkruan Halimi nga rrjeti social.
“Ndërprerja e kontratës se politikës me krimin është emergjencë kombëtare. Ata që lidhën kontratën duhet ta zgjidhin menjehëre, nëse nuk e bëjne duhet ta bëje populli duke na nxjerrë të gjithëve jashtë nga parlamenti dhe të formojë një Parlament të ri, pa indidvide me të shkuar kriminale. Kështu fillon ringritja, dhe kjo është oferta e re e PD”, përmbyll deputeti Halimi.