“Hani pula në Mullet dhe karkaleca në det! Pse kjo e sotmja është një ditë e bardhë”

Gazetari Andi Bejtja ka pasur një propozim për presidentin Meta, të cilin i kërkon që të dekorojë rreth 2 milionë shqiptarët që nuk janë bërë pjesë e zgjedhjeve të sotme.

Bejtja thotë se sot është një ditë e bardhë për demokracinë, dhe të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, janë bërë pjesë e anës së mirë të historisë.

Pishtare te Demokracise

Presidenti Republikes duhet te beje gati mbi 2 milione dekorata, te nxjerre nga sirtaret dekoratat e vjetra Pishtar i Demokracise te 91-92, e te therrase ne zyre trecerekun e popullsise qe sot po mbron ato standarte demokracie qofte duke shqyer pula ne mullet, ose duke i gjuajtur njeri tjetrit me karkakaleca ne bregdet….cfar regjimi komik: sa e lehte eshte te dalesh faqebardhe perpara femijeve te tu; mjafton te hash e te pish e te lahesh ne det te pakten der ne ora 19…Kta qe po bejne ket do e fusin Shqiperine ne BE…

Shqiperia ka nevoje per ” Reset Factory “! Degjoj poshte e larte dhe nga opozita ” kjo eshte nje dite e zeze”: e keni gabim kjo eshte nje dite e bardhe…

SHKARKO APP