Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ministrja Balluku: Do t’i shërbejë të gjithë rajonit

Hapet sot gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se porti i ri do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

Një vit i veçantë për infrastrukturën. Viti që do të vijë do të jetë akoma më i rëndësishëm. Para se të mbarojë 2024, do të dorëzojmë dhe projektin e aeroportit të Vlorës. Unaza e Madhe e Tiranës do të lidhë të gjitha autostradat e vendit me kryeqytetin dhe përfundojmë Tunelin e Murrizit. 31 dhjetori 2024 do të jetë përmbushja e shumë ëndrrave.

Sot, çelja e garës është një nga momentet më të veçanta, e kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të mëdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh trefish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një insfrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse dikur na paragjykonin, flitej për 3D, por ka ca muaj që nuk e dëgjojmë më. Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare në procesin e tenderimit, ndaj kemi vendosur të kemi në krah konsulentët e Royal Haskoning.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?